Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së shtunës, në moshën 77-vjeçare, At Nikolla Marku, figura e njohur e Kishës “Shën Maria” në Elbasan. Prej kohësh, ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
At Nikolla Marku ishte një nga zërat më të njohur fetarë në qytet dhe përtej, i angazhuar për vite me radhë në jetën shpirtërore të besimtarëve ortodoksë në Elbasan.
Pavarësisht se nuk njihej zyrtarisht nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ai u vetëshpall si prift i pavarur dhe ka qenë i pranishëm për dekada në jetën fetare dhe sociale të qytetit.


