Ndërron jetë një nga personazhet më interesantë të qytetit të Korçës Kozma Melçani, një jetë të tërë mes burgut dhe endacakut.
Qytetarët korçarë por dhe ata që kalonin fundjavat në Korçë e njihnin fort mirë endacakun i cili kërkonte lëmoshë krejt ndryshe nga lypësarët e tjerë.
Ajo çfarë e bënte Komon të veçantë ishte bujaria e tij për endacakët e tjerë, i cili me lekët që mblidhte në fund të ditës mendonte jo vetëm për dy gota alkool për vete por edhe për bukën e të tjerëve që e rrethonin.
Një jetë të tërë netët i ka kaluar në hajatet e katedrales së Korçës, ndërkohë që mitropolia i jepte falas një drekë.
Komon e kishin harruar të gjithë, ndaj e për këtë, një pjesë të mirë të jetës së tij e kaloi duke fjetur jashtë.
Korçës do i mungojë batuta dhe britma e Komos!