Në zgjedhjet për autoritetet drejtuese në të gjitha nivelet e universitetit të Korçës gara duket pak më e lehtë në 4 fakultetet e universitetit “Fan.S.Noli” të Korçës.
Kjo edhe për atë sepse në dy fakultete, atë të bujqësisë dhe fakultetin ekonomik ka vetëm nga një kandidaturë në garë.
Në fakultetin e bujqësisë pedagogu i njohur Besnik Skenderasi do të garojë i vetëm për postin e dekanit të këtij fakulteti, ashtu siç do të jetë e vetme në fakultetin ekonomik Ledina Alolli e cila kërkon mandatin e saj të dytë në krye të këtij fakulteti.
Ndryshe duket gara në fakultetin e Edukimit dhe atë të shkencave pasi Jonela Spaho pedagogia e njohur e këtij fakulteti kërkon mandatin e saj të dytë duke pasur përballë Anila Saraçin.
Tek fakulteti i shkencave do të ketë një garë dyshe mes Sonela Stillos, e cila është dekania aktuale e këtij fakulteti dhe Rafael Prodanit, pedagog në këtë fakultet.
Më e fortë duket gara për shefat e departamenteve për këto 4 fakultete si dhe për një vend në senatin e universitetit të Korçës.