Dy vjet pas tragjedisë në Greqi, ku humbën jetë 57 studentë, midis tyre edhe shqiptarë!
Edhe ne korçarët, solidarizohemi me protestën “Nuk Kam oksigjen” – (Δεν έχω οξυγόνο), në solidaritet me familjet e viktimave të 28 shkurti në Tebi!
Të gjithë para Katedrales, te premte 28 shkurt, ora 12:00
Grupet korçare:
“Në Korçën tonë”
“Këtu Mbledhim Material për Korçën”
“Jemi krenarë, që jemi korçarë”
“Korça për korçarkat dhe korçarët”
“Zëri i bashkuar i Emigrantëve”
Selanik “Zëri i Emigrantit”,
Shoqata “Zëri i Emigrantit” në Greqi, ftojnë të rinjtë e të rejat, studentët, qytetarët korçarë në sheshi para Katedrales, të mbajnë 1 minutë heshtje dhe të ndezin qirinj si homazh për pesë të rinjtë studentë, bij emigrantësh shqiptarë dhe gjithë njerëzit e tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.


