Rreth 1800 banorë të fshatit Plasë në bashkinë e Maliqit do të kenë së shpëjti 24 orë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Kjo falë punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat të cilat tashmë kanë filluar në fazën e tyre të dytë dhe përfundimtare.
Investimi është pjesë e projektit që Ujësjellës Kanalizime sh.a. Korçë po realizon në territorin e bashkisë Maliq, me synimin që të gjitha familjet në këtë fshat të furnizohen normalisht me ujë.
Sipas burimeve nga bashkia e Maliqit Ujësjellës Kanalizime sh.a. Korçë do të investojë në disa zona problematike të kësaj bashkie me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët.