Një nënë nga fshati Plasë i Bashkisë Maliq ka braktisur dy fëmijët e saj. Pas kallëzimit penal nga bashkëshorti i saj ka nisur procedimi penal për 37 vjeçaren.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetase, për veprën penale të braktisjes së fëmijëve
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


