Një e re 24 vjeçare sot është përdhunuar nga i ati i saj në Sarandë.
Ngjarja bëhet e ditur nga policia dhe mjekësia ligjore, të cilët kanë dalë në konkluzionin se e reja është abuzuar seksualisht nga i ati i saj.
Kolibri.al mëson dhe historinë e të resë, e cila është tragjike
20 vite më parë e ëma me probleme të shëndetit mendor helmoi fëmijët, dy nga të cilët vdiqën ndërsa vajza dhe një vëlla shpëtuan. Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.


