Pogradec: Një punëtor aksidentohet në vendin e punës, në gjendje të rëndë për jetën.
Një 27 vjeçar aksidentalisht dëmtohet rëndë gjatë punës në një banesë
Sipas policisë 27 vjeçari A.Xh ka marrë plagë pasi i ka rënë një pjesë muri mbi trup, duke e lënë të plagosur rëndë.
Kanë qenë punonjësit e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar në spitalin e Pogradecit.
Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur se 27 vjeçari pritet të niset drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e tij kërkon ndërhyrje të tillë.
Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti


