Pogradec
Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në zonën e Udënishtit. Një grua ka tentuar ti japë fund jetës së saj duke u futur në ujrat e liqenit.
Ajo është pikasur nga kalimtarë të rastit dhe është arritur të nxirret nga uji, ndërkohë që është transportuar në spitalin e Pogradecit ku është futur në intubim nga mjekët. Ende mbetet e paqartë gjendja e saj shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe zbardhjen e rrethanave që çuan gruan drejt këtij akti të rëndë.


