Ngjarjet në MEK, cili është qëndrimi i ambasadores franceze
Ambasadorja e Francës ishte në Korçë nga ku u ndoqi koncertin e mbajtur nga orkestra e RTSH.
Ajo falenderoi orkestrën dhe organizimin e bërë si një bashkëpunim mes Aleancës franceze në Shqipëri.
E pyetur nga gazetarët për situatën në kampin MEK ambasadorja franceze komentoi shumë shkurt pa dashur të mbajë qëndrim zyrtar.
Ajo tha se në francë nuk komentohen dhe gjykohen vendimet e gjykatave, duke nënkuptuar se ndërhyrja në bazë të vendimit të gjykatës në MEK është një ndërhyrje që ka një vendim ligjor nga pas, por nuk ka komentuar as tensionet dhe as dhunën e pretenduar nga iranianët që akuzuan policinë shqiptare.