Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Niko Peleshi ka dy fjalë për zgjedhjet në universitetin e Korçës

    Aktualitet June 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    2 FJALË PËR ZGJEDHJET NË UNIVERSITET

    Nesër Universiteti “Fan S. Noli” zgjedh lidershipin për një mandat që mund të konsiderohet më i rëndësishmi në historinë e tij. Kjo zgjedhje është kaq e rëndësishme sepse dinamika e zhvillimeve rajonale demografike dhe social-ekonomike e ka sjellë arsimin në përgjithësi dhe universitetet në veçanti në qendër të një udhëkryqi të ri. Natyra ciklike e zhvillimeve na sjell herë pas here përballë zgjedhjeve të vështira për rrugën që duhet të ndjekim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Çfarë duhet të ofrojë Universiteti Fan S. Noli për të qenë zgjedhja e parë e të rinjve dhe jo një zgjedhje e sforcuar? Cila është rruga që i mban lokalitetet tona të gjalla, atraktive për të rinjtë dhe në rritje, në vend të tkurrjes? Cili duhet të jetë profili ekonomik i rajonit në një epokë ndryshimesh eksponenciale teknologjike?

    Aftësitë që duhet të mësohen në universitet për të “prodhuar” klasën e ekspertëve të rinj që do të udhëheqin transformimin dixhital, punësimin dhe sipërmarrjen në një treg global pa qenë e nevojshme të lësh vendin janë thelbësore. Si përkthehen të gjitha këto nevoja për një model të ri të ekonomisë së dijes në kurrikula dhe programe akademike?

    Shpesh numrat flasin më shumë se fjalët, ndaj të gjitha mund të përmblidhen në një numër – cili është programi që në fund të një mandati e çon numrin e studentëve të Universitetit Fan S. Noli në të paktën 5 mijë?

    Numri i studentëve të një universiteti nuk tregon domosdoshmërisht cilësinë e universitetit, por rritja e numrit tregon përmirësim. Nëse lidershipi i ri do të ketë guximin, pasionin, kurajon dhe këmbënguljen për të udhëhequr ndryshimin dhe reformimin e universitetit drejt një modeli të ri që kthen disavantazhet në avantazhe dhe mban një kanal funksional komunikimi me tregun e punës dhe faktorët e tjerë publikë apo privatë të zhvillimit, atëherë unë besoj se mund të dalim më të fortë nga ky udhëkryq.

    Potenciali është i madh, vullneti politik qendror dhe vendor është më pozitiv se kurrë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është tashmë në universitet me investime të mëdha, dhe Fondi Shqiptar Amerikan i Zhvillimit gjithashtu ka filluar një program fantastik të mbështetjes me ekspertë ndërkombëtarë. Nuk na mungojnë mjetet, por ka munguar dëshira dhe vizioni.

    Kam takuar të tre kandidatët për rektor, Robertin, Irenën dhe Lorencin.

    Më vjen mirë që gjithsecili ka në program reformimin, diskontinuitetin në vend të kontinuitetit.
    Kush e ka potencialin për ta zbatuar, do ta vendosin vetë pedagogët dhe studentët nesër.
    Suksese!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide Universiteti_i_Korçës
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Comments are closed.

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026

    Aksident pranë bibliotekës në Korçë, arrestohet shoferi

    September 12, 2026

    Turistët e huaj në Korçë: Mbi 800 mijë vizitorë këtë sezon

    September 12, 2026

    Dr. Redina Agolli, përkushtimi i neurologes në Pogradec

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

    September 12, 2026

    Arratisja në Greqi: Gjendet makina e autorëve me kallashnikov

    September 12, 2026

    Arratiset nga spitali i Greqisë 41-vjeçari nga Korça Gentian Çipi

    September 12, 2026
    Më të klikuarat

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.