Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Niko Peleshi; “Kujtimet e një xhaxhai serenatist që do këndojë përherë nga lart”

    Korçë September 10, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është ndarë nga jeta xhaxhai i Niko Peleshit, një seranadist i njohur i qytetit të Korçës. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e traditës muzikore të këtij qyteti, duke kontribuar në ruajtjen dhe përhapjen e serenatave korçare, një trashëgimi kulturore e dashur për breza të tërë.

    Vdekja e tij përfaqëson një humbje të madhe për komunitetin dhe për ata që vlerësojnë kulturën dhe muzikën tradicionale të Korçës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ngushëllimet më të sinqerta familjes Peleshi dhe të gjithë atyre që e njihnin dhe e çmonin.

    Ja çfarë shkruan Niko Peleshi në rrjetin e tij social facebook;

    Dhimbjen për humbjen e një njeriu shumë të dashur për mua, xhaxhait tim Gjergji Peleshi, dua ta ndaj sot me të gjithë ata që e njohën dhe ata që dëgjuan këngën e tij. Ishte i fundit që u nda nga jeta nga katër vëllezër, njëri prej të cilëve ishte im atë. Ishte nga të fundit serenatistë të papërsëritshëm të qytetit tonë.

    Një gjeneratë që shuhet për të lënë pas kaq shumë kujtime, vargje, melodi, këshilla e vlera njerëzore.

    Gjergji Peleshi ishte një njeri i bukur, i jashtëzakonshëm në të zakonshmen e tij. Edhe kur fjalët iu mbaruan, fliste me këngë, edhe kur zëri iu venit ai këndonte me shpirt.
    Serenatat ishin të fundit që mbante mend, si për të na lënë amanetin që serenatat nuk janë për t’u harruar, por për t’u trashëguar brez pas brezi si mesazhe të palcës sonë identitare.

    Shpirti i bukur i këtij brezi djemsh të Korçës e ka mbushur ajrin e këtij qyteti me aromë dashurie për të bukurën, që nuk shter. Ky shpirt zgjohet sapo prek telat e kitarës që e gjen në çdo shtëpi korçare.

    Ndaj, Gjergji Peleshi dhe dhjetra serenatistë të Korçës do të këndojnë gjithmonë me ne, për Korçën, për lulet në dritare, për trëndafilin, për prillin që hyn e qershinë që lulëzon, për natën që Korçën e mbulon, për vajzën që dritaren çeli ngadalë, për diellin kur merr rrugën për në perëndim, për perëndeshën e bukurisë, për syçkat që nuk gjenden në dynja, dhe në fund do të na thonë natën e mirë nga aty lart, ku çlodhen në paqe, të çliruar nga gërmëret tokësore që ndonjëherë ua prishën këngën.

    Lamtumirë xhaxhi Gjergji!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.