Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Niko Peleshi pritet nga Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, nënshkruhet marrëveshje

    Aktualitet June 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Peleshi në Izrael, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë

    Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjatë ditës së sotme Zoti Peleshi u prit me një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit nga homologu i tij, Zoti Yoav Gallant. Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan Memorandumin e ri të Mirëkuptimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, marrëveshje e nivelit të lartë që krijon një bazë solide ligjore për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, teknologjisë ushtarake, trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit.

    Zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit, që është kornizuar në çdo dispozitë të marrëveshjes së re do të reflektojë marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe diplomatike si dhe vlerësimin reciprok që populli hebre dhe ai shqiptar kanë për njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një draft të negociuar prej disa muajsh nga stafet respektive me qëllimin dhe dëshirën e mirë për të nisur, tashmë, një epokë të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

    Dy ministrat biseduan në lidhje me zhvillimet më të reja në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme si dhe në Ukrainë. Zoti Peleshi rikonfirmoi vullnetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare për intensifikimin e bashkëpunimit me Izraelin në fushën e mbrojtjes në mënyrë të veçantë në sigurinë kibernetike, industrinë e mbrojtjes dhe shkëmbimin e informacionit.

    Ministri i Mbrojtjes theksoi se qëndrimi i Shqipërisë për Lindjen e Mesme vijon të jetë ai për një rajon në paqe dhe në stabilitet, me një dialog të qëndrueshëm ndërmjet faktorëve, por theksoi se nuk ka asnjë tolerancë për aktet terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe popullit të tij, pasi terrori dhe dhuna kundër një populli nuk mund të tolerohet dhe të justifikohet.

    Vëmendje të veçantë gjatë diskutimeve mori situata në Ballkanin Perëndimor. Zoti Peleshi vlerësoi mbështetjen që Izraeli i jep Republikës së Kosovës, njohjen e pavarësisë së saj dhe ftoi Zotin Gallant për një lobim më të fuqishëm për shtimin e njohjeve ndërmjet vendeve që janë ende skeptike.

    Vizita e Ministrit të Mbrojtjes në Izrael do të vijojë me takime të nivelit të lartë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025

    Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

    May 17, 2025

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025

    “Ja ke idenë o?” thyen rekord në Korçë dhe Pogradec, shtohen data të reja të shfaqjes

    May 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025

    Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

    May 17, 2025

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025
    Më të klikuarat

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.