Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Niko Peleshi “shkund” universitetin e Korçës: Ka ardhur koha për ndryshime rrënjësore

    Korça + June 25, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nisur nga disa procese të befta vendim-marrëse në strukturat e Universitetit “Fan Noli”, e vlerësoj të rëndësishme të ndaj publikisht disa mendime, me shpresën e ndikimit pozitiv, duke respektuar lirinë dhe autonominë e universitetit, por edhe ndjeshmërinë qytetare për këtë pasuri të përbashkët.

    Universiteti “Fan Noli” është një vlerë e pacënueshme e Korçës dhe një pikë e fortë identitare e qytetarisë korçare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe deri te Universiteti “Fan Noli”, është një rrugë e gjatë, plot sfida dhe përpjekje e të parëve tanë, që ia dolën të na lënë si trashëgimi këtë vatër shkencore, ku u formuan mijëra studentë në vite.

    Sot ky universitet është përballë sfidave të tjera, jo të lehta për tu tejkaluar me sukses. Lëvizjet demografike drejt kryeqytetit, ku mundësitë e punësimit janë më të mëdha, apo interesi i ulët për disa profile, janë kërcënime të forta për të ardhmen e universitetit.

    Kërkohen reforma dhe zgjidhje kreative të cilat mund të dalin vetëm nga një diskutim i hapur, i gjerë, i sinqertë dhe i guximshëm. Ky diskutim duhet të fillojë sot dhe duhet të përfshijë padyshim mendimet e çdo pedagogu dhe studenti, por edhe mendimin qytetar, para se të formalizohet në strukturat akademike dhe administrative të universitetit.

    Unë nuk marr përsipër këtu të jap të gjitha zgjidhjet, por vetëm të përpiqem të sjell në një mendje të gjithë aktorët për parimin që duhet të udhëheqë diskutimin: UNIVERSITETI “FAN NOLI” DUHET TË JETË NJË INSTITUCION PRESTIGJOZ I ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR, PA E HUMBUR IDENTITETIN DHE EMRIN E NDERUAR QE MBAN. SFIDAT E SOTME DUHET TË NA NXITIN TË RISHPIKIM VETEN NË PERPUTHJE ME KOHËN, DUKE IDENTIFIKUAR AVANTAZHET KONKURUESE DHE MODELET MË TË MIRA BOTËRORE. FATALITETI DHE KAPITULLIMI NUK DUHET TË JENË KURRSESI NJË OPSION.

    Sa realiste është të pretendosh që Korça, në kohën e sotme të lirisë së lëvizjes, të mbajë denjësisht një universitet publik, me kërkesa në rritje, jo në rënie, dhe me cilësi akademike të standardeve europiane?

    Për të gjithë ata që e lexojnë këtë postim si një patetizëm apo aq më keq si një fjalim politikani, unë mund të sjell dhjetëra shembuj të qyteteve edhe më të vogla se Korça që kanë më shumë se një universitet dhe një popullsi studentësh më të madhe se popullsia e qytetit. Qytetet universitare nuk janë domosdoshmërisht qytetet e mëdha. Qyteti universitar është një qasje zhvillimi për të cilën Korça është terreni ideal i jetësimit.

    Problematikat e sotme të universiteteve rajonale lidhen me forcat e tregut. Tregu më i madh ka forcë magnetike më të madhe. Por nuk duhet harruar që arsimi është një shërbim publik dhe si i tillë nuk mund të lihet në dorën e tregut. Njësoj si shërbimi shëndetësor. Mjekët mund të preferojnë Tiranën apo Gjermaninë, por në çdo rast shërbimi publik do të mundësohet, pavarësisht dështimit të tregut, me çdo kosto, siç po ndodh përmes bonusit për mjekët e spitaleve rajonale dhe politikave të tjera të qeverisë.

    Një përpjekje e fortë për korrigjimin e “tregut” apo thënë ndryshe, e rënies së interesit për disa degë të qenësishme si agronomia apo shkencat ekzakte, është vendosja e pagesës prej 40 mijë lekë të reja për të gjithë studentët e këtyre degëve. Kjo politikë duhet promovuar për të maksimizuar rezultatin në rritjen e regjistrimeve në shtator.

    Një mundësi tjetër për t’u bërë më tërheqëse universitetet tona është ndërkombëtarizimi. Diplomat dyfishe në partneritet me universitete të huaja, do t’u krijonin mundësinë studentëve të Korçës të studiojnë në Korçë dhe të përfitojnë njohuri më cilësore dhe diploma të njohura ndërkombëtarisht. Një fond i madh, më i madh se kërkesat e universiteteve, është vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit, për të mbështetur programet e ndërkombëtarizimit të universiteteve. Nga të gjitha kontaktet që kam bërë për këtë qëllim, kam kuptuar se interesi për bashkëpunim i disa universiteteve prestigjioze europiane është i madh, madje më duket më i madh se vullneti i universiteteve tona.Këto dhe shumë masa dhe reforma të tjera, kombinuar me një bashkëpunim më të ngushtë me bashkinë dhe planet ambicioze të zhvillimit dhe mbi të gjitha me një analizë më të mirë të nevojave të tregut të punës, mund ta çojnë Universitetin Fan Noli në një standard të ri. Për çdo situatë ka zgjidhje kreative.

    Pakkush besonte se Korça mund të bëhej destinacioni kryesor i fundjavës, por ndodhi. Të njëjtën histori duhet ta përsërisim me universitetin publik, me akademinë e teknologjisë dhe programet e nxitjes së inovacionit. Faqet e historisë që po shkruhen tani duhet të jenë bujon që do të ushqejë frymëzimin dhe optimizmin për shumë vite, njësoj si na frymëzon sot vepra e patriotëve, humanistëve, filantropeve, intelektualëve dhe artistëve të Korçës së shekullit të kaluar. Ata kishin më pak mundësi se ne, por kishin shumë dashuri. Ne kemi shumë më shumë mundësi, por na duhet të ndezim edhe njëherë zjarrin e dëshirës për të dalë në krye, që Korça t’i lërë edhe njëherë pas shoqet, siç shkroi Naimi dikur e siç na ka hije.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.