Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest” do të vijë sërish në qytetin e Korçës, duke shënuar kështu një event të madh artistik për jetën artistike dhe kulturore, por dhe për të gjithë artistët protagonistë të këtij aktiviteti teatror.
Me pjesëmarrjen trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Greqi festivali do të nisë më 28 gusht në teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe do të përfundojë ditët e tij më datë 4 shtator, përmes një ceremonie çmimesh.
Drejtoresha e teatrit njëkohësisht dhe drejtoreshë artistike e festivalit, Zamira Kita, e vlerëson shumë zhvillimin e këtij eventi të madh artistik, i cili vjen në vijim të jetës artistike që zhvillon teatri i këtij qyteti, ku regjisorë dhe aktorë, emra të njohur dhe të rinj janë bërë pjesë e teatrit.
Koko Fest organizohet për të 11-in vit radhazi në qytetin e Korçës dukr u kthyer kështu në një traditë korçare qytetare.



