Ka filluar puna për asfaltimin si pjesë e rikualifikimit të qendrës në Fshatin Mollas. Këto punime përfshijnë ndërtimin e trotuareve të reja, asfaltimin e rrugëve dhe krijimin e ambienteve çlodhëse për të gjithë banorët.
Në vijim, do të nisim punimet për veshjen e pallateve me sistem kapote, për të siguruar izolim më të mirë dhe efikasitet energjetik. Këto investime janë pjesë e angazhimit tonë për të zhvilluar infrastrukturën në çdo cep të bashkisë Kolonjë.
Faleminderit të gjithë banorëve për durimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe pune.