Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nis sot Festa e Birrës në Korçë, surpriza për 5 ditë me radhë. Rrugët që do të bllokohen

    Aktualitet August 14, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nis mbrëmjen e sotme eventi më i rëndësishëm i birrës në vendin tonë, që do zgjasë 5 netë.

    Prej vitesh kjo festë zhvillohet në qytetin e Korçës dhe për 5 net me radhë për disa orë qyteti kthehet në një vend mikpritës të mijëra vizitorëve dhe dashamirësve të birrës në përgjithësi dhe të “Birra Korça” në veçanti.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Duke marrë shkas nga eventi dhe prania e shumë vizitorëve, policia ka hartuar një plan masash, ndërsa njofton se disa rrugë do të bllokohen.

    PLANI I POLICISË

    Policia ka publikuar planin e masave lidhur me Festën e Birrës që organizohet çdo vit nga datat 14 deri në 18 gusht në qytetin e Korçës. Bëhet e ditur se nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri te rreth-rrotullimi në afërsi të terminalit, nga ora 18:30 deri në orën 01:00.

    Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara për parkim nga Bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

    Gjithashtu, do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

    Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.

    Më datë 14.08.2024 deri më datë 18.08.2024, në qytetin e Korçës, në ambientet e brendshme të terminalit të autobusëve, në lagjen nr. 17, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi “Festa e Birrës”.

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj kanë marrë një sërë masash për garantimin të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes, menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore, parandalimin e krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedentë kriminal.

    Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta me Policinë Bashkiake.

    Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të terminalit, nga ora 18:30 deri në orën 01:00.

    Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara për parkim nga bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

    Gjithashtu, do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

    Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.

    Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit/kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, si dhe të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.

    Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe Ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

    Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit iu siguron reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Festa_e_Birrës Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.