Aksident me 1 të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë ku nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur një shtetas danez i identifikuar si Kervan Primet, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ka qenë manovrim i gabuar i danezit që ka sjellë përplasjen me një mjet volswagen brenda së cilit ndodhej një familje me 2 fëmijë të vegjël që për fatin e mirë nuk ka sjellë të lënduar. Mjeti që drejtohej nga danezi e ka goditur volswagenin në pjesnë e shoferit dhe më pas në pjesën e pasme duke rrezikuar jetën seriozisht të dy vajzave të vogla.
Vetëm 1 ditë më parë në aksin Qafë Thanë-Doganë kanë mbetur të plagosur në një aksident 5 persona. Në këtë periudhë aksi Pogradec-Qafë Thanë edhe për shkak të fluksin të lëvizjeve ka pasur aksidente ndaj dhe policia rrugore ka shtuar patrullimet.


