Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Njihuni me të riun korçar që po frymëzon të rinjtë me pikturat 3D

    Korçë August 1, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Reportazhin e rradhës vendosëm që t’ia dedikonim një të riu korçar, që njihet jo pak nga artdashësit e qytetit të kulturës e traditës.

    Bëhet fjalë për Arjol Pepin, 33 vjeçari i cili nëpërmjet artit të tij po sjell një risi për këtë qytet dhe po frymëzon të rinjtë gjimnazistë. Arjoli prej 5 vitesh është mësues i lëndës së arteve në shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi”, por kontributi që po jep për këtë shkollë dhe nxënësit e saj, e tejkalon të zakonshmen që jemi mësuar të shohim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Këtë profesion ai nuk e sheh thjesht si një punë, por e konsideron një mision që duhet t’i bëjë nxënësit e tij të komunikojnë me një botë tjetër brenda vetes së tyre. Duke parë mungesën e aktiviteteve dhe ekspozitave jo vetëm në Korçë por edhe në Shqipëri, duket se figurat e njohura të artit thjesht njihen si emra nga të rinjtë e sotëm, pak prej tyre mund të kenë njohuri të plota për ta.

    Lënda e artit është e vetmja që mund t’i afrojë ata me qindra e mijëra punime të famshme të autorëve nga e gjithë bota.

    Ndërkohë që, misioni tjetër i Arjolit është të pikasë nxënësit e talentuar, të cilët mund të gjenden në çdo shkollë, jo vetëm tek gjimnazi që ai ushtron profesionin momentalisht. E gjithë çështja sipas tij qëndron tek fakti se duhet të evidentohet talenti e më e rëndësishme pas saj, të punosh për t’a shfaqur këtë talent në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Talentin e tij Arjoli e ka treguar në gjërat e bukura e të veçanta që ai ka bërë që prej kthimit të tij nga kryeqyteti pasi përfundoi studimet në Akademinë e Arteve, talent të cilin e tregon edhe sot e kësaj dite me një risi që ka sjellë për qytetin e Korçës. Ai e ka kthyer gjimnazin ku punon në një shkollë arti, ndonëse parimisht ky institucion nuk është i tillë.

    Të gjithë do pyesnim çfarë ka bërë ky mësues me nxënësit e tij që e veçon nga të gjitha shkollat e tjera të qytetit?

    Shiheni foton:

    Në pamje të parë do të mendonim se është një bibliotekë me libra dhe disa banka të vendosura mes saj, por nëse shohim me vëmendje, e dallojmë qartë që ajo bibliotekë është e pikturuar në mur në stilin 3D. Për qytetin e Korçës këto kanë qënë të parat që janë realizuar nga një piktor, me qëllimin e vetëm për të promovuar sa më shumë artin dhe për të afruar më tepër të rinjtë drejt tij.

    Me keqardhje, Arjoli shprehet se viteve të fundit nuk po i jepet shumë rëndësi konkurseve që dikur bëheshin së tepërmi në gjithë vendin, konkurse të cilat do të nxirrnin në pah talentet e rinj, do të risillnin vullnetin për të pikturuar një botë ndryshe nga ajo që jetojmë, dhe do t’u falnin kënaqësi jo vetëm artdashësve por edhe banorëve që rrallë herë mund të jenë ndeshur me të tilla punime.

    Ndërsa e pyesim nëse ka menduar të krijojë ekspozita së bashku me nxënësit, ai na tregon se deri më tani kanë zhvilluar tre prej tyre, me tematika të ndryshme por ajo çka bie në sy tek këto ekspozita janë pikërisht pikturat që nxënësve u është dashur shumë kohë e durim deri në realizim, dhe duket se ja kanë dalë mrekullisht t’a shfaqin talentin në këto punime të vështira duke u kujdesur deri në detaj.

    E nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim çeljen e ekspozitës e ndërkohë të shohim në galerinë më poshtë punimet murale të realizuara nga piktori Arjol Pepi së bashku me nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e Joan Zykos në Korçë: Dinamika e ngjarjes sipas Kristjan Sterjos

    August 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026

    Zbehja e protestës në Tiranë dhe llogaritë e shtatorit

    August 11, 2026

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Pezullohet komanda e policisë Himarë për 5-katëshin pa leje

    August 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.