Një shtetas shqiptar nuk ka deklaruar në pikën doganore shumë mometare që dispononte në mjetin e tij. Policia ka sekuestruar lekët dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 49 vjeçarin nga Tirana.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të mos deklarmit të shumës monetare në doganë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit me skaner të ushtruar në automjetin kamion tip “Benz” që ky shtetas drejtonte, në pjesën e pasme të kabinës së automjetit, u gjetën 10 900 dollarë dhe 385 euro të padeklaruara. Shuma monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.