Disa javë më parë Kolibri.al solli në vëmendje një problematikë që lidhej me zonën e sih turizmit dhe oktapodit shumë pranë liqenit të Pogradecit. Të dyja godinat që nga ardhja e “demokracisë” dolën nga funksioni dhe për pasojë u degraduan duke u kthyer në rrënoja, banja publike, strehëza narkomanësh etj. Pothuajse vit pas viti, banorët dhe turistët që vizitojnë Pogradecin e cilësojnë zonën si një njollë të zezë dhe që dikush duhet të ndërhynte për ta ndryshuar.

33 vjet askush nuk beri asgje per te levizur dicka. Jo më larg se dje, PD, Luciano Boci dhe kryetari i degës së PD Pogradec Genti Cela, zgjodhën të reagonin nga Tirana për këtë zonë, ku së fundmi po diskutohet që të ndërtohen njësi shërbimi dhe hotel. Në mënyrë të pakuptimtë ata e quajtën zonën park! Boci edhe mund të mos e dijë, por Genti nga Pogradeci e di që ajo nuk është park, por eshte pronë e kthyer tek pronaret fizikisht prej vitesh, ata pronare që dikur PD i mbronte dhe sot i sulmon. Këta pronarë mbi 20 të tillë, pasi ranë dakordësi me njëri tjetrin e shitën këtë pronë vitin e kaluar, si fillim e bleu Irfan Hysenbelliu dhe më pas e shiti tek Andi Lilo, i cili tashmë po merret me projektimin e njësive të shërbimit.
Pa dashur ti hyj lartësisë së kateve apo sipërfaqes së ndërtimit, deri dje në statuset e fushatës se PD Pogradec apo kryetarit të saj, vazhdimisht sulmohej, se përse zona nuk investohej, pse nuk shtërngoheshin pronarët ta bënin këtë gjë etj etj. Sot që dikush doli të investojë në zonë, po e sulmojnë, po tentojnë ta kafshojnë me presion mediatik. E përse, sepse do të zhvillojë pronën që bleu tek private!
Në deklaratën e djeshme ata gënjyen se qeveria e ka kthyer nga park publik për ta dhënë tek privati, ajo ka qenë private dhe është shitur si e tillë, PD mund ti sigurojë kontratat nga hipotekat, por nuk e bën, ajo sulmon, kafshon me synime të qarta të cilat nuk po i përmend.
Nëse bën një sondazh me qytetarët e Pogradecit do të të thonë se zona është burim sëmundjesh, narkomanësh, mbetjesh dhe banjë publike. Sot dikush do ta ndryshojë dhe ta futë në rrugën e zhvillimit, ndërsa PD Pogradec dhe ajo e Tiranës thonë, JO, lëreni sic është sepse i bën mirë turizmit të qytetit, si banjë, si vend droge.
Ata thonë pse nuk e bëri shteti park, pyetja ime është përse nuk i lini edhe ju pronat tuaja ti shtetëzojnë dhe ti bëjmë parqe dhe banesa sociale? Sepse edhe ajo që kërkoni është tokë private sot. Pogradeci ka nevojë për investime të reja, për strategji të reja në radhët e operatorëve turistikë, sepse vetëm kështu mund të rritë edhe më shumë numrin e turistëve, akomodimeve etj. Nëse Pogradeci do eci me hapin e këtyre zhurmuesëve e sigurtë është që nuk ka për të ngritur kurrë kokë për të ecur drejt turizmit elitar. Prandaj mos sulmoni investitorët, por merruni me gjëra më të qenësishme, më konkrete me shtetin, por jo me invetimet private. Kështu do të mbeteni thjeshtë turpi i qytetit.