Kisha katolike e Korçës ditën e djeshme ka mbajtur një meshë në 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Meshë e cila është celebruar nga famullitari i kësaj kishe Ignazio Bonsignore, i cili duke cituar Shën Terezën tha se pa Zotin jemi shumë të varfër për të ndihmuar të varfrit.
Pas meshës motrat e Nënë Terezes të cilat rikthehen pas shumë vitesh provizorisht në qytetin e Korçës se bashku me besimtarët janë lutur në veçanti për të varfrit e vendit tonë
Misioni i motrave të Nënë Terezës është vendosur në Korçë në vitin 1992, për t’u larguar në vitin 2000 e prej dy vitesh vijnë muajt e verës për t’u gjendur të varfërve dhe familjeve në nevojë në bashkinë e Korçës.