Federata Shqiptare e Aeronatuikës ka mbyllur për këtë vit kalendarin e fluturimeve, kalendar i cili pothuajse në gjithë garat ka përfshirë edhe garues të huaj.
Gara e fundit është zhvilluar në periferi të qytetit të Korçës, garë e cila ka qenë e preçizionit në zbritje.
Alket Islami, president i federatës shqiptare por dhe ai i Kosovës Avni Kuçi tregojnë se edhe gara e fundit ka përfshirë pilotë nga disa vende të Ballkanit, të cilët kanë treguar preçizion të lartë jo vetëm në zbritje por edhe gjatë fluturimit.
Për rumunen Helena Adamescu është hera e parë që vjen në Korçë, por është ndjerë sikur është në shtëpinë e saj, edhe për faktin se Korça ngjason shumë me Brasov, qytet ku ajo jeton
Në garën e fundit të Korçës morën pjesë 40 garues, pjesa më e madhe nga Shqipëria dhe Kosova