Pas reshjeve të dëborës, mjegulla ka “pushtuar” juglindjen e vendit, duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen normale të automjeteve në aksin nacional Korçë – Maliq. Drejtuesit e mjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet ndërkohë që temperaturat momentalisht shënojnë – 3 grade celsius.
Policia rrugore apelon për kujdes të shtuar ndërkohë që mjegull ka e ne akset e tjera rrugore si Korçë – Pogradec, apo Korçë – Kapshticë.