Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 56 vjecarin Nesti Zhorbo, k dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të turpshme me minorene”
56 vjeçari vetëm pak ditë më parë ka qene i ulur ne nje prej lulishteve të qytetit të Korçës kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura dhe ka tentuar ti preke në disa pjesë të trupi dy minorenet, ngjarje kjo e parë nga disa kalimtarë të rastit por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimi e 56 vjecarit.
Burime pranë policisë së Korçës thanë se Nesti Zhorbo ka kryer dhe me pare gjeste të turpshme në vende publike në qytetin e Korçës.
Ka qënë organi i akuzës ai që i ka kërkuar gjykatës së Korçës vlerësimin e masës së sigurimit arrest me burg, kërkesë e cila gjykata e ka pranuar edhe në kushte kur avokati mbrojtës ka kërkuar një masë tjetër sigurie.


