Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: Të lirohen tre punonjësit e rrëmbyer të policisë së Kosovës, e patolerueshme futja e forcave serbe në Kosovë

    Aktualitet June 16, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel: Të lirohen tre punonjësit e rrëmbyer të policisë së Kosovës, e patolerueshme futja e forcave serbe në Kosovë

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kërkoi kthimin në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe në Veri të Kosovës. Duke folur në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që po mbahet në Bruksel, ministri Peleshi theksoi se forcat ushtarake apo policore të Serbisë nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai nënvizoi se në këtë moment duhet të shikohet me prioritet dhe urgjencë kthimi në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer.

    “NATO duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK-së si një institucion themelues që do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët. Njohja e Kosovës dhe integrimi i saj euroatlantik janë hapa të rëndësishëm drejt garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha Peleshi.

    Ndërkaq, ministri Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca duhet t’i japë rajonit të Ballkanit. Ai dënoi sulmet e fundit të dhunshme kundër trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

    “Ne mbështesim plotësisht mandatin e KFOR-it dhe punojmë intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, shtoi më tej Peleshi.

    Lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mbështeti propozimin e ri për formimin e Këshillit NOTO-Ukrainë, i cili tregon vendosmërinë e palëkundur si Aleancë, duke zbatuar standardizimin e NATO-s në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Në këtë Ministerial, Shqipëria theksoi rëndësinë e proceseve transformuese të NATO-s në përballje me sfidat gjithmonë e në ndryshim të mjedisit të sigurisë.

    Vendi ynë garantoi mbështetjen për zhvillimin e planeve rajonale dhe të gjithë familjes së planeve të shkurajimit dhe mbrojtjes, për të garantuar Aleancën nga kërcënimi rus dhe ai i grupeve terroriste.

    Ministri Peleshi vuri në dukje se Shqipëria do të vijojë të mbështesë me një qasje gjithëpërfshirëse masat për forcimin e deterencës dhe mbrojtjes, duke rritur edhe më tej kontributin tonë në misione, operacione dhe aktivitete, në tokë dhe në det.

    “Ne mbështesim Modelin e përmirësuar të forcave të NATO, po përshtatim sistemin e gatishmërisë dhe do të kontribuojmë në zbatimin e planeve duke përshtatur praktikat tona dhe vendosur në dispozicion infrastrukturën kritike si ajo e Bazës së Kuçovës dhe Portin e Porto Romano”, u shpreh ministri Peleshi.

    Ministri i Mbrojtjes siguroi vendet aleate se Shqipëria në vitin 2024 do të dedikojë 2% të GDP-s për mbrojtjen duke u investuar gjithmonë e më shumë në këtë drejtim.

    Ai mbështeti Planin e Veprimit të NATO-s për Prodhimin e Mbrojtjes për rikuperimin e kapaciteteve.

    Gjatë punimeve të këtij takimi, ministri Peleshi zhvilloi dhe takime informale me përfaqësuesit e industrisë së mbrojtjes si dhe u takua me homologët të vendeve të ndryshme, ku u diskutua për çështje në interes të rritjes dhe bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.