Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Peleshi; “Të palëkundur në rolin tonë si garantues të paqes dhe stabilitetit”

    Aktualitet June 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Konferenca e Shefave të Shtabeve të Ballkanit në Shqipëri, Peleshi: Të palëkundur në rolin tonë si garantues të paqes dhe stabilitetit

    Shqipëria mikpriti Konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Vendeve të Ballkanit. Këtë takim e përshëndetën edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Presidenti i Republikës, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.
    Teksa u uroi mirëseardhjen, Ministri Peleshi u shpreh se ky vit e gjen Shqipërinë në ballë të një morie angazhimesh rajonale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Roli i Shqipërisë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe kontributi jonë i vazhdueshëm në garantimin dhe ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, qëndrojnë të palëkundura. Ne jemi paqedashës dhe të qartë në orientimin tonë drejt familjes perëndimore, ashtu siç jemi forcë shumëfishuese për vlerat dhe dinjitetin njerëzor, në një botë të udhëhequr nga rregullat”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

    Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes, në koherencë të plotë me politikën e jashtme të qeverisë shqiptare vijon të ketë në fokusin e saj promovimin e fqinjësisë së mirë, pranimit të njërit tjetrit, integrimin e plotë Euro-Atlantik dhe forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal, pasi sëbashku mund të bëjmë më mirë dhe më shumë për vendet tona dhe rajonin.
    Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi tha se Ballkani i ka përjetuar të gjitha proceset, procese që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, dhe problematikat e të cilave ndihen qartësisht dhe sot.

    “Historia pa dyshim nuk ka qenë shumë “e dashur” me ne, por ndërkohë që e kujtojmë atë (pasi ajo nuk mund të harrohet dhe është pjesë e identitetit kombëtar), nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës. Është thelbësore të tejkalohen problemet etnike, kulturore dhe politike që kanë qenë vetëm burim konfliktesh. Unë mbetem shpresëplotë që mësimet i kemi nxjerrë, edhe pse periodikisht, fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të akteve terroriste dhe kriminale përqark rajonit tonë dhe shpeshherë dëgjojmë zëra përçarës e zjarrnxitës. Prandaj duhet vazhduar me reforma gjithëpërfshirëse që shumë prej vendeve tona kanë përqafuar, ku në qendër janë politika më të sigurta dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e ndërlidhës mes nesh’, theksoi z.Peleshi.

    Duke e cilësuar këtë dekadë si “10-vjeçarin e paparashikueshëm”, Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje kontributin që Shqipëria dhe Forcat e Armatosura veçanërisht japin përmes misioneve në Kosovë, Bosnje, Letoni, Bullgari, Irak, Detin Mesdhe dhe Egje, Sudanin e Jugut dhe Sinai. Nisur nga tema e kësaj konference “Angazhimi i të rinjve në mbrojtje dhe siguri: Promovimi dhe përfshirja e të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, përforcimin e inovacionit dhe sfidat e rekrutimit në ushtri”, Ministri Peleshi tha se afrimi i sa më shumë të rinjve në Forcat e Armatosura është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

    Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i Republikës Bajram Begaj e cilësoi këtë konferencë si një instrument mjaft të rëndësishëm për bashkëpunimin mes vendeve dhe stabilitetin në rajon. Kreu i Shtetit tha se sfidat e sigurisë janë në rritje çdo ditë, ndaj kjo situatë kërkon FA të përgatitura.

    “Rinia është garancia e së ardhmes. Edukimi I tyre me kulturën e dialogut, respektit reciprok, të pranimit të diversitetit dhe të fqinjësi së së mirë krijon kushtet për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt. Rinia është e ardhmja e Forcave tona të Armatosura dhe burimi i inovacionit që mund të ndryshojë mënyrën se si ne mendojmë dhe veprojmë në fushën e mbrojtjes, përfshirja e saj aktive në siguri dhe mbrojtje është e rëndësishme për të nxitur një ndryshim pozitiv dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e strategjive afatgjata”, theksoi Presidenti Begaj.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, duke iu drejtuar homologëve të tij tha se, “të gjitha këto sfida ndaj sigurisë nuk mund të menaxhohen pa një qasje të përbashkët rajonale. Në këtë kuadër forumi ynë qëndron si një mjet i rëndësishëm dhe i përshtatshëm për të përparuar në ndërtimin e respektit dhe besimit reciprok si dhe arritjen e një kuptimi të përbashkët mes nesh”.

    Në këtë nismë rajonale bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, Bosnjë – Hercegovina dhe Serbia.

    Ndërsa Kroacia dhe Sllovenia marrin pjesë në cilësinë e vendit vëzhgues të iniciativës.
    Qëllimi i iniciativës së Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Vendeve të Ballkanit është promovimi dhe forcimi i paqes dhe sigurisë rajonale nëpërmjet bashkëpunimit ushtarak të vendeve anëtare.

    Pjesëmarrës në këtë aktvitet të rëndësishëm të drejtuesve më të lartë ushtarakë të vendeve të Ballkanit janë edhe përfaqësues nga Komiteti Ushtarak i BE-së dhe Komanda e Forcës së Bashkuar e NATO-s (JFC) Napoli, Itali.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë: 20-vjeçari dhe autori i dyshuar ishin shokë

    August 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Protesta e “Revolucionit Flamingo” vijon çdo ditë në Korçë

    August 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.