Hedhja e plehrave nga makinat në rrugë është një veprim shumë i dëmshëm për mjedisin por që vijon të përsëritet nga drejtuesit e automjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptare herë pas here bën aksione pastrimi përgjatë akseve nacionale. Edhe pse në mënyrë ta vazhduar është bërë apel për drejtuesit e automjeteve, që të mos hedhin mbeturina në rrugë, situata vijon të ngelet po problematike. Nërgjegjësimi dhe përgjegjësia personale janë zgjidhja për një mjedis të pastër dhe më të shëndetshëm thotë Rushani
MARGEL RUSHANI Përgjegjës sektori, DRQL
Veç pastrimit të territorit, Drejtoria e Rajonit Qendër Lindje vijon punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore
sinkron
Plehrat e hedhura në rrugë mund të përmbajnë lëndë helmuese ose mbetje organike që ndotin tokën. Hedhja e mbeturinave në mjedis sjell pasoja të rënda për ekosistemet, shëndetin public por edhe për bukurinë që ofrojnë hapësirat publike.


