Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Përballja direkte e Bylisit, në Korçë kthehen Abazaj dhe Sulovari

    Sport December 14, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bylisi ka nisur planin për ndeshjen e radhës me Skënderbeu në Korçë, që do të zhvillohet të dielën e 15 dhjetorit. Mallakastriotët në këtë duel do të shkojnë ndryshe nga ai i fillim javës me të kuqtë në Ballsh.

    Trajneri Nevil Dede do të shkojë me skuadër të plotë në transfertën korçare, pasi rikthehen Abazaj dhe Sulovari. Nga sfida e fundit e kampionatit, skuadra doli pa probleme të natyrës së pezullimeve apo dëmtimeve dhe tashmë të gjithë forcat janë të përqendruara te dueli me bardhekuqtë, edhe për faktin se është një duel direkt mes ekipeve që kërkojnë t’i shpëtojmë rënies.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Javën që shkoi, ballshiotët bënë rokadë në tabelën e renditjes, teksa lanë korçarët në fund dhe vetë janë në vend të 9-të, me 2 pikë më shumë se ekipi i Gjokës.

    Në dy sfidat e fundit të vitit 2024, mallakastriotët do të kërkojnë që të marrin pikët maksimale. Rivaliteti është ashpëruar, por edhe situata në renditje, nga vendi i 5-të e deri në të 10-tin është bërë një ekuacion më vete dhe llogaritë ndryshojnë javë pas jave për shkak edhe të distancës së afërt me pikë mes ekipeve.

    REZERVAT NË “PROVË” – Bylisi ka zgjedhur një taktikë ndryshe pas ndeshjeve, duke qenë se mallakastriotët kanë ekip U-21 dhe “B”. Në Ballsh janë aktivizuar të gjithë lojtarët që qëndruan në stol me të kuqtë, por edhe ata që luajtën pak.

    Në sfidën që u zhvillua dje në Ballsh mes Bylisit B dhe Labërisë, kanë marrë minuta Përndreca, Igor, Kasaj, Treni dhe Mahmuti, por edhe të pezulluarit nga kartonët, Kasaj dhe Abazaj. Madje kanë spikatur edhe me golat e tyre braziliani Igor që ka realizuar dopietë dhe Treni një gol.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vendimet e Disiplinës i japin avantazh Skënderbeut në Superiore

    August 26, 2026

    Skënderbeu mbetet me merkato të bllokuar nga FIFA: Zbardhen shkaqet administrative

    August 25, 2026

    Olimpiku Special në Korçë: 13 sportistë synojnë Lojërat e Kilit

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026

    Vendimet e Disiplinës i japin avantazh Skënderbeut në Superiore

    August 26, 2026

    Mandati i kreut të Kuçovës, KAS jep vendimin në KQZ

    August 26, 2026

    Si mblidhen të dhënat demografike në Shqipëri

    August 26, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Mandati i kreut të Kuçovës, KAS jep vendimin në KQZ

    August 26, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.