Përmirësohet situata në zonat malore pas reshjeve të dëborës rënë orët e fundit në juglindje të vendit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është rikthyer energjia elektrike në fshatrat e Devollit të Sipërm ashtu siç është rikthyer dhe në fshatra të tjerë të njësive administrative të bashkisë Kolonjë, Pogradec e Maliq.
Përjashtim bëjnë vetëm 4 fshatra të njësise administrative Moglicë, aty ku rrjeti elektrik është më i amortizuar.
Kalimi nga fshati Shtyllë në Panarit është i vështirë dhe kryhet vetëm me zinxhirë, ashtu siç kalohet edhe në një pjesë të madhe të fshatrave të bashkisë së Pogradecit dhe Devollit të Sipërm.
Ndërmarrja e shërbimeve në Pogradec po punon për të bërë të kalueshëm aksin rrugor nga fshati Bergozhdë në drejtim të fshatit Osnat, ashtu siç po punohet për hapjen e rrugës së fshatit Nikolicë në Devoll.
Temperaturat ditën e sotme sipas sinoptikanëve pritet të shkojnë deri në – 9 gradë celsius ndërkohë policia rrugore apelon për kujdes të shtuar ndaj drejtuesve të mjeteve që përdorin rrugët e zonave malore aty ku dhe prania e dëborës dhe akullit është më e madhe