Kapshticë
Edhe ditën e sotme ka radhë të gjata në kufirin me Greqinë, aty ku në piken e kalimit kufitar të Kapshticës shënohen radhë të gjata, ashtu si ditën e djeshme.
Radhët vijnë për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që duan të rikthehen në vendin ku ata jetojnë e punojnë ndërkohë që dogana shqiptare po punon me kapacitet maksimal, ndërsa nga ana tjetër pala greke punon vetëm me dy sportele.