Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë thyer xhamat e qendrës shëndetësore të fshatit Symizë në Bashkinë e Maliqit.
Burime të siguruara thanë se kjo është hera e tretë që nga persona ende të paidentifikuar dëmtohet kjo qendër shëndetësore.
Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e autorëve që janë kthyer në shqetësim për punonjësit e shërbimit shëndetësor të këtij fshati qe nuk është më shumë se 4 km nga qyteti i Maliqit.
Duke marrë shkak nga kjo ngjarje, policia e Komisariatit të Maliqit është vënë në lëvizje.
Policia e komisariatit të Maliqit ka shoqëruar një 26 vjeçar lidhur me ngjarjen e ndodhur në qendrën shëndetësore të fshatit Symizë.
Sipas kryeplakut Edmond Hasimllari, bëhet fjalë për 26 vjeçarin Julian Sulollari i cili ka lënë të shkruajtur në vendngjarje edhe emrin e tij, duke “ndihmuar” kështu policinë lokale të shkojë tek autori.
Sipas kryeoplakut, demi është i madh në qendrën shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh e njëjta gjë në qendrën shëndetësore të fshatit Symizë.