Petrushë, Sherr mes Bashkëfshatarëve: 37-Vjeçari Godet 34-Vjeçarin
Në fshatin Petrushë të Maliqit, një konflikt mes bashkëfshatarëve ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njoftoi se Komisariati i Policisë Maliq ka referuar materialet në Prokurori, duke filluar procedimin penal ndaj shtetasit E. H., 37 vjeç, banues në Petrushë.
Sipas burimeve zyrtare, E. H. dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një bashkëfshatar, 34-vjeçar. Të tjera detaje pritet të bëhen të ditura gjatë hetimeve.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.