Një 51 vjeçar është ndaluar dhe arrestuar kë flagrancë pasi dyshohet se ka kaluar pije dhe produkte ushqimore nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, duke shmangur kontrollin doganor.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të produkteve të kontrabandë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. I., 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi me pije alkoolike (verë) dhe një sasi me pesticide kimike që përdoren për produktet bujqësore, të cilat dyshohet se 51-vjeçari i ka kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, duke shmangur kontrollin doganor. Sasia e mallrave të dyshuar dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


