Një stuhi e fuqishme ka përfshirë vendin dhe aktualisht në Tiranë dhe Durrës ka probleme të mëdha. Uji ka vërshuar në rrugë dhe pemët janë rrëzuar mbi makina.
Sinoptikanët kanë parashikuar se në juglindje të vendit stuhia mbërrin rreth orës 16:00 prandaj ju bëj thirrje të merrni masa sidomos për drejtuesit e mjeteve.
Stuhitë e kaluara kanë rrëzuar goxha pemë në Korçë dhe Pogradec prandaj bëni mirë që mjetet të mos i parkoni poshtë pemëve dhe të qëndroni në shtëpi deri sa të kalojë stuhia e shiut.