DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të dhunës në institucione
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi në ambientet e Degës Postare Pogradec, dyshohet se ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, një punonjës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.