Një ngjarje e rëndë është shënuar më 16 korrik 2025 në qytetin e Pogradecit, ku një e moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas të dhënave zyrtare, shtetasja V. P., 91 vjeçe, ka dëmtuar damarët e dorës me një mjet prerës, në rrethana që po hetohen nga autoritetet.
Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupet përkatëse po punojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e kësaj tentative, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


