Rreth orës 10:00 të paradites së sotme, në fshatin Velçan, dyshohet se një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi L. Ç., i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në mal duke ruajtur bagëtitë. Për pasojë, përveç humbjes tragjike të jetës së tij, kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.


