Në vijim të informacionit të ditës së djeshme për aksidentin rrugor në aksin Pogradec-Qafë Thanë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit dhe po ndiqet penalisht një 48 vjeçar.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 25 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Buqezë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Buqezë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. H. është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targë, me drejtues shtetasin A. Sh. Për pasojë është dëmtuar 48-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi A. Sh. e drejtonte pa leje drejtimi, motomjetin pa targë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


