Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradec/Familja me invalidë që jeton në shtëpi balte, kanë një apel

    Aktualitet January 30, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Gështenjas, ku familja e varfër që jeton çdo ditë me rrezikun.

    Jetë mes skamjes e varfërisë dhe kur kësaj situatë i shtohet pamundësia për të punuar gjithçka bëhet edhe më pamundur. Ndërsa humbet shpresa se një ditë, dicka do të regullohet apo do të bëhet më mirë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kjo është përditshmëria e familjes Hykollari në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Familja prej 3 anëtarësh të ikur nga zona e Mokrës, jetojnë brenda kësaj banese e ndërtuar me tulla balte, siguria e të cilës nuk dihet.

    Flenë dhe zgjohen me frikën se po rrëzohet dhe i zë poshtë, pasi amortizimi dhe lagështira e kanë bërë banesën të pabanueshme. Fetahu kryefamiljari tregon se nuk ka mundësi të rregullojë vetë banesën pasi është i papunë.

    Nuk mund të punojë për shkak se njërën dorë e ka jashtë funksioni si pasojë e një aksidenti që ka pësuar vite më parë.

    “Ika para 20 vitesh nga Mokra pasi më vdiqën prindërit. U vendosa në këtu në Gështenjas ku u martova dhe krijova familja. Banesën në fillim kur e bleva buk ishte kështu. U prish me kalimin e kohës. Ja dalim me të keq, jetojmë me 70 mijë pension që merr gruaja dhe 45 mijë lek ndihmë ekonomike. Më shumë se kaq nuk kemi. Unë nuk punoj dot pas kam njërën dorë sakat. Më shtypu një makinë para disa vitesh dhe mbeta kështu. Edhe nga aksidenti nuk përfitova asgjë pasi nuk isha i siguruar dhe mbeta pa gjë. Shtëpinë nuk e rregulloj dot, lekët sna dalin për të ngrënë. Dua shumë ta rregulloj por s’mundem. Mora e një kredi parvjet ta rregulloja, por lekët nuk dolën, tani kam mbetur borxh edhe në bankë. Kam kërkuar, kam pritur të më ndihmojnë por ende jam në pritje“. thotë kryefamiljari, Fetah Hykollari.

    Deri para pak vitesh jetonin 5 antarë në këtë godinë, sot është vetëm ai, bashkëshortja Suela dhe djali, pasi vajzat janë martuar. Për dy vite ikën nga banesa dhe u vendosën me qera, por pasi nuk ja dolën dot më të paguajnë qeranë, janë rikthyer sërish në godinëm gati në të shembur.

    “Jemi shumë keq, jetojmë me kempin tim dhe me borxhe, kemi shpresë se na ndihmoni ju pasi ne nuk ja dalim dot” thotë Suela Hykollari.

    Edhe fqinjët apelojnë se familja duhen ndihmuar, situata e tyre është alarmante dhe i frikësohen shembjes së banesës e cila mund ti vrasë në të ardhmen.

    Banesa ka çarje të forta si brenda dhe jashtë saj, lagështira ka përfshirë themelet, ndërsa varfëria e tejskajshme dallohet në cdo cep të ambjenteve. Ata kanë shpresë se dikush do ti ndihmojë, dikush do vendosë dorën në zemër për ti ndihmuar të ringrihen, edhe pse shpresojnë se një ditë e tillë do të vijë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.