Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradec/Godinën e ish-Gjykatës dhe Prokurorisë po e “mbulojnë” merimangat

    Aktualitet November 1, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prej muajit maj 2023 harta e re gjyqësore shënoi mbylljen e Gjykatës së Shkallës së parë në Pogradec. Një situatë e tillë u shoqërua me efekte negative zinxhir, rritje kostosh për qytetarët dhe mbyllje të zyrave ligjore nga avokatët.

    Por teksa ky hall nisi të harrohet pak nga pak, tashmë qendrës së qytetit i është shtuar një tjetër godinë e pajetë, ish gjykata. Një investim disa miliona euro që u bë për llogari të Ministrisë së Drejtësisë e që sot doli jashtë funksioni.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Miliona euro të ikur dëm, e nga ana tjetër një godinë bosh që nuk i shërben më as dreqit. Pyetja që ngrihet është, përse i duhet tashmë ky objekt Ministrisë së Drejtësisë?

    Përse kjo e fundit nuk e vendos atë në dispozicion të institucioneve lokale për zyra shërbimi apo aktivitete të tjera. Godina ka plot zyra si dhe salla mjaftueshëm për organizime aktivitetesh, konferencash apo gjithçkaje tjetër me karakter publik.

    Kolibri.al ka mësuar se është bërë një tentativë nga Bashkia e Pogradecit për përdorimin e këtyre ambienteve por kërkesa është refuzuar kategorikisht nga Ministria, arsyetim jo, vizion për të ardhme jo. Pra duket se nuk ka diçka konkrete e projektuar në të ardhmen nga Ministria si për godinën e Prokurorisë ashtu edhe të Gjykatës.

    Sigurisht që kemi të bëjmë me asete ministrie, por janë objekte me karakter publik dhe jo privat, e për aq kohë sa Ministria nuk lëshon pe për përdorimin e tyre, merimangat do të bëjnë të vetën, me shpresë se në të ardhmen nuk do kthehen në dhoma rezidenciale për magjistratët e “varfër” të gjykatave dhe prokurorive.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    20 fakte për trevën Kolonjë – Leskovik

    December 6, 2023

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.