Një shtetas nga fshati Gështenjas i Pogradecit po procedohet në gjendje të lirë pasi ka zaptuar pronën e bashkëfshatarit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprëm penale të zaptimit të pronës private
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se i ka pushtuar një sipërfaqe toke, një 58-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.