Një 23 vjeçar i ka shkruar bashkëmoshatarit të tij në rrjetin social facebook duke e kërcënuar. Të rinjtë njiheshin, por për motive të dobëta janë konfliktuar dhe më parë. Mesa duket “inati” vazhdon dhe i riu nga fshati Buçimas kërkon të “hakmerret”. Policia e ka shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Shpallet në kërkim 1 shtetas për veprën penale të kanosjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar, nëpërmjet një rrjeti social.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.