Lënda: Njoftim për zhvillimin e mbledhjes së parë të këshillit të bashkisë Pogradec
Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , ju njoftoj se ditën e enjte , datë 15.06.2023, ora 9:00, në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak do të zhvillohet mbledhja e parë e këshillit të bashkisë Pogradec me këtë rend dite:
1- Konstituimi i këshillit bashkiak dhe zgjedhja e organeve drejtuese e përfaqësuese.
1.1- Konstituim i këshillit bashkiak-
Zgjedhja e komisionit të mandateve;
Verifikimi i mandateve dhe miratimi i mandateve të antarëve të këshillit bashkiak;
Betimi i këshilltarëve.
1.2- Zgjedhja e kryetarit të këshillit- Paraqitja dhe prezantim i shkurtër i kandidatëve;
Zgjedhja e komisionit të votimit, si rregull 3 anëtarë;- Përgatitja dhe procedurat e votimit;
Shpallja e rezultateve të votimit dhe zgjedhja e kryetarit të këshillit bashkiak;
1.3- Zgjedhja e zëvendëskryetarit/rëve të këshillit bashkiak;
Miratimi me votim i numrit të zëvendëskryetarëve të këshillit bashkiak;
Paraqitja dhe prezantim i shkurtër i kandidatëve;
Përgatitja dhe procedurat e votimit;
Shpallja e rezultateve të votimit dhe zgjedhja e zëvendëskryetarit/rëve të këshillit bashkiak.
2- Ceremonia e marrjes-dorëzimit të detyrës së kryetarit të bashkisë.
2.1- Deklarimi i vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë .
2.2- Kryerja e betimit të kryetarit të bashkisë.
3- Zgjedhja e përfaqësuesit të këshillit të bashkisë në këshillin e qarkut.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.