Bashkia Pogradec po investon në ambjete të reja për pensionistët e Pogradecit. Pas shumë kërkesave të tyre ka nisur rikonstruksioni i ambientit në shëtitoren e qytetit e cila në dimër ishte e papërshtatshme për pensionistët që qëndrojnë dhe luajnë aty. Ndërkohë që po ashtu është drejt përfundimit qendra e re ditore në të cilën gratë dhe burrat pensioniste do të kenë mundësi të konsumojnë kafe dhe çaj falas çdi ditë.
Bashkia:
2024 vjen me dy ambjente të reja për moshat e treta
Një qendër ditore për gjyshet dhe gjyshërit pranë Pallatit të Kulturës, ku do të kenë mundësi të konsumojnë çaj dhe kafe çdo ditë, falas.
Ndërkohë ambjentet ditore në shëtitoren e qytetit po ashtu janë duke u rindërtuar të reja me të gjitha kushtet e nevojshme për këto mosha. Qëllimi jonë është rritja maksimale e vëmendjes për moshat e treta.