Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në Pogradec. Kishte vënë në dispozicion lokalin, për ushtrimin e këtij aktiviteti, vihet në pranga pronari i lokalit. Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, për këtë rast.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Arrestohen 2 shtetas në flagrancë për veprën penale të veprimtarisë së paligjse të basteve
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe veprimtarisë të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasit P. J., 58 vjeç dhe Y. K., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, Pogradec, në lokalin e 61-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin nga këta dy shtetas, për vënien e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


