Një aksident ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit tek blloku i rrugës “Rinia”. Një automjet teksa po dilte nga një kryqëzim, ka përplasur një të moshuar që ka qenë duke ecur me biçikletë.
I moshuari ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar për kontrolle të imtësishme në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.