Dy persona u shoqëruan pasidten e sotme nga policia e Pogradecit, pasi ishin zënë me grushta në lagjen numër 4 të qytetit, në rrugën “Gani Homçani”.
Ngjarja u raportua në policia nga banorë të lagjes të cilët kishin parë se dy persona në gjendje të dehur po ziheshin me njëri-tjetrin.
Menjëherë pas telefonatës në sallë operative blutë kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shoqërimin e të dy personave, njëri prej tyre u kap në rrugë duke ikur ndërsa tjetri u shoqërua nga banesa.
Shoqërimi i tyre u bë për sqarimin e konfliktit i cili për shkak të gjendjes së dehur të personave mund të agravonte edhe më tej.