Një 48 vjeçar nga fshati Rëmenj i Pogradecit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, gjithashtu ai e kërcënonte vazhdimisht me mjete rrethanore, si thikë se nëse do bënte denoncim do ta vriste.
Bashkëshortja e tij pasi bëri denoncimin ndaj burrit të saj u pajis me urdhër mbrojtje dhe 48 vjeçari u arrestua.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, duke e kanosur me një thikë që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


