Një 35 vjeçare në Pogradec dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme lekësh në çantën e një klienteje në supermarket.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase për veprën penale të vjedhjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. H., 35 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se në një dyqan, ka vjedhur një shumë parash, në çantën e një 63-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.